Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Fitonte 80.000 paund në javë, por nuk paguante energjinë elektrike. Futbollisti përfundon në gjyq!

Moussa Sissoko, ish-futbollisti i Newcastle, Tottenham, por edhe Watford në Premier League ka përfunduar në gjykatë për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Mesfushori që tashmë aktivizohet në Ligue 1 me ekipin e Nantes, ka neglizhuar faturat e energjisë duke detyruar kompaninë ta dërgojë për një ballafaqim në gjykatë.

Sipas asaj që pretendohet nga kompania Yu Energy, Sissoko i detyrohet atyre shumën e 61.700 paundëve. Ky borxh duket se vjen nga periudha e Sissoko tek Watford teksa lojtari në atë kohë jetonte në një apartament luksoz me vlerë prej 3 milionë paund ndërsa nga klubi përfitonte plot 80.000 paund në javë.

Gjithsesi, tashmë 33-vjeçari nëpërmjet vendimit të gjykatës shumë shpejt pritet të paguajë detyrimet ndaj kompanisë së energjisë elektrike, e cila ka shprehur bindjen se Sissoko nuk do t’u shpëtojë dhe se do ta ndjekin lojtarin edhe në Francë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...