Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Fitore bindëse, Marseille përmbys Angers në “Velodrome”

Marseille fiton me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Angers të vendit të fundit, në takimin e javës së 35-të të Ligue 1.

Ishin vendasit ata që diktuan ritmin e të gjithë sfidës, megjithatë rezultati u zhbllokua nga miqtë, me Sima që realizoi në minutën e 28’.

Lexo edhe: 

Avantazhi i Angers zgjati deri në minutën e 34’, pasi Sanchez i asistuar nga Clauss barazoi për Marseille dhe bëri që pjesa e parë e takimit të mbyllej me rezultatin 1-1.

Ndërsa sa i përket fraksionit të dytë, vetëm tre minuta pas nisjes së kësaj pjese, Payet përmbysi gjithçka, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 48’.

Marseille nuk u mjaftua me aq, me Veretout i cili realizoi golin e tretë për vendasit, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke vulosur rezultatin e kësaj përballjeje.

Pas javës së 35-të të Ligue 1, Marseille renditet në vend të tretë me 73 pikë, teksa Angers renditet në vend të fundit me 14 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Kosovë

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...