Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Fitore dhe rekorde/ Lukaku në formë, “shënjestron” Interin

Romelu Lukaku thellon rekordin në Europa League, kompeticionin e tij të preferuar. Sulmuesi belg realizoi golin e dytë për Romën në suksesin 2-0 kundër Slavia Prague, që afron skuadrën e Jose Mourinhos me kualifikimin.

30-vjeçari shënon prej 14 ndeshjesh radhazi në Europa League, gjatë së cilave ka gjetur plot 18 herë rrugën e rrjetave kundërshtare. Duke thelluar edhe më tepër rekordin që ka vendosur prej kohësh në këtë kompeticion.

 

Rekordi më parë i përkiste anglezit Alan Shearer, i ndalur në kuotën e 8 ndeshjeve radhazi me gol. Teksa ndiqej nga Hernan Crespo (7) dhe Thierry Henry (6).

Lukaku ndodhet në formë të mirë sportive dhe tani është i fokusuar tek Interi. Zikaltrit presin Romën në “San Siro” të dielën (29 tetor), përballje ndryshe nga të tjerat.

Lexo edhe:

Tifozët e Interit nuk i kanë harruar sjelljet e goleadorit gjatë verës, dhe kanë gati 50 mijë bilbila për ta stresuar në çdo moment që do të prekë topin.

Inter-Roma, dueli i javës së dhjetë në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport 1 duke nisur prej orës 18:00 të së dielës.

Rekord edhe për Edoardo Bove. 43 sekonda i mjaftuan mesfushorit italian për të zhbllokuar Roma-Slavia, me 21-vjeçarin që realizoi golin më të shpejtë në histori për Romën në Europa League.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...