Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Fitore dramatike për PSV, vendos njeriu i momentin në kohën shtesë

PSV u rikthye te fitorja, duke vuajtur jo pak ndaj Waalwijk. Ekipit nga Eindhoven iu desh që të priste për më shumë se 90 minuta që të shënonte golin e avantazhit, teksa iu desh një 11 metërsh në kohën shtesë për të marrë 3 pikët e radhas, e për t’u vënë sërish në ndjekje Ajax.

Në pjesën e parë skuadra e van Nistelrooij  ishte dominuese, megjithatë nuk kishte fatin me vete, me kapitenin Gakpo i cili dy herë goditi shtyllën. Fillimisht, 23-vjeçari gjeti traversën pas një goditje dënimi, ndërsa pak minuta më vonë shtylla i mohoi sërish festën.

Pjesa e dytë ishte disi më e ekuilibrua, por vendasit përsëri ishin më kërkues dhe Til pati një tjetër mundësi për të shënuar, por përsëri traversa u mohoi golin. Në minuta e fundit, PSV e rriti ndjeshëm ritmin dhe në kohën shtesë Simons mori një goditje në kokë, me gjyqtarin që akordoi penallti. Kapiteni Gakpo mori përsipër ekzekutimin, duke u treguar i saktë për ti dhënë fitoren ekipit të tij. Goli i shtatë për 23-vjeçarin që po shkëlqen në këtë edicion të ri, së bashku me Xavi Simons, pasi të dy bashkë kanë realizuar 13 gola.

Pas këtij suksesi, PSV shkon në kuotën e 15 pikëve, tre më pak se Ajax kryesues e tani mendon për takimin që ka të enjten në Europa League ndaj Arsenal.

Lajme të tjera

La Liga

Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës, ndërkohë që pa fitues u mbyll edhe ndeshja Marseille-Montpellier në Ligue 1. Pak raste...

Gossip

Georgina Rodriguez është në një lidhje të konsoliduar ne Cristiano Ronaldon prej vitit 2016, teksa së fundi në një rrëfim ka zbuluar edhe vendin...

Itali

Arlind Ajeti gjeti rrugën e rrjetës në Itali. Mbrojtësi shqiptar po garon me Pordenonen në Serie C. 29-vjeçari shënoi golin e fitores 1-0 ndaj...

Futboll

Shqipëria e minifutbollit pret biletën për në gjysmëfinalen e EuroCup. Kuqezinjtë fituan edhe ndeshjen e fundit të grupit C teksa mundën Spanjën me rezultatin...