Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitore e frymës së fundit, Tirana mposht Kukësin dhe merr kreun e Superiores

Kategoria Superiore ka një lider të ri dhe është Tirana. Të besuarit e Orges Shehit triumfuan ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, me kryeqytetasit të cilët shfrytëzuan në maksimum hapin fals të rivalit direkt, Partizanit.

Në sfidën e vlefshme për javën e 28-të, e cila u luajt në “Elbasan Arena”, Tirana dhe Kukësi dhuruan një 90-minutësh shumë interesant, të luftuar, me raste dhe në fund edhe me gola.

Lexo edhe:

Takimi nisi me të dyja skuadrat kërkuese, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 42-të, me Tiranën që gjeti avantazhin falë golit të shënuar nga Hila. Ky i fundit përfitoi në maksimum nga harkimi i Hasanait dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi me Tiranën në kërkim të golit të dytë, por vetë pas gjashtë minutash lojë, verilindorët realizuan golin e barazimit me anë të Rashiti-t.

Një gol që vendosi në punë përsëri të dyja ekipet në kërkim të golit të fitores dhe gjithçka u vendos në fund, nga një penallti, të përkthyer në gol nga Hasani në minutën e 90-të.

Kështu, pas këtij suksesi, Tirana kryeson me 50 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, ndërsa Kukësi mbetet me 35 pikë dhe është përsëri pranë zonës së mbijetesës.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...