Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Fitore e madhe/ Shqipëria e Bulkut i nis me “këmbë të mbarë” kualifikueset, 17-vjeçarët mposhtin Suedinë

Shqipëria U17 i ka nisur me “këmbë të mbarë” kualifikeset për Europianin U17 teksa në turneun që po zhvillohet në Kroaci, mposhtën me rezultatin 1-3, moshtarët e Suedisë. Një triumf mjaft domethënës dhe shpresëdhënës për të ardhmen e grupit të drejtuar nga tekniku Ervin Bulku që falë këtij trepikëshi në start mund të pretendojnë shumë nga grupi, madje duke ëndërruar kualifikimin.

Sa i takon ndeshjes, kuqezinjtë pësuan të parët teksa u ndëshkuan nga Smajic në minutën e 14-të, megjithatë Dean Vranici riktheu ekuilibrat brenda pjesës së parë kur shënoi në minutën e 29-të. Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Bulku vijuan të kërkonin golin dhe u shpërblyen në të 73-tën falë golit të Klaus Kasharit. Suedezët kërkuan të reagonin, megjithatë në fund, një goli i tretë, sërish nga Vranici “vrau” shpresat e nordikëve për një rezultat pozitiv.

Tashmë, Shqipëria U17 që është e shortuar në Grupin 7 së bashku me Kroacinë dhe Uellsin, do të luaj sfidën e radhës më datë 23 shtator ndaj vendasve të Kroacisë dhe më pas e mbyll turneun më datë 26 shtator ndaj Uellsit. Pas këtij trepikëshi me Suedinë shpresat e kualifikimit janë të mëdha duke qenë se kalojnë më tej dy të parat e grupit.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...