Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Fitore heroike, Llapi triumfon me 9 futbollistë

Llapi reagoi pas humbjes me kampionët e Ballkanit. Skuadra nga Podujeva fitoi 2-0 kundër Lirisë së Prizrenit, sfidë ku u akorduan tre kartonë të kuq.

Besar Musolli la Llapin me një lojtar më pak në mesin e pjesës së parë, teksa vendasit mbetëm me nëntë lojtarë në minutën e 70’. Pas të kuqit të Ahmed Jonuzit.

Lexo edhe:

Gjithsesi, skuadra e Tahir Batatinës gjeti forca dhe kaloi në avantazh shtatë minuta më vonë falë realizimit të Muhamet Hysenit. Edhe pse me dy futbollistë më pak.

Nëntë minuta përpara fundit erdhi kartoni i kuq për Lirinë. Aprocious Petrus u largua pas ndëshkimit me të kuq.

Vendasit morën zemër dhe vulosën fitoren me golin e Valmir Veliut (86’). Llapi kryeson kampionatin dardan bashkë me Ballkanin me nga 19 pikë, por kampionët numërojnë dy takime më pak.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...