Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fitore identike për Ballkanin dhe Prishtinën, 2-golësh i Gripshit!

Fitore identike për Ballkanin dhe Prishtinën në javën e 13-të të Ipko Superligës së Kosovës. Në Suharekë skuadra e Ismet Munishit mori sërish e vetme kryesimin e kampionatit falë suksesit 4-2 ndaj Llapit. Ballkani zhvilloi një pjesë të parë fantastike ku arriti të realizonte 4 gola, duke hipotekuar fitoren që në fraksionin e parë. Nazmi Gripshi realizoi 2 herë, ndërkohë gjetën rrugën e rrjetës edhe Ermal Krasniqi dhe i përhershmi Mirlind Daku. Me këtë fitore Ballkani shkoi në kuotën e 29 pikëve. Po 4-2, triumfoi edhe Prishtina në kryeqytet përballë Trepça ’89, me skuadrën bardhekaltër që u ngjit në kuotën e 18 pikëve. Në këtë duel për Prishtinën shënoi edhe Sabien Lilaj, me penallti, ishte pikërisht mesfushori shqiptar ai që hapi serinë e golave.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...