Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitore jetike e Vllaznisë, barazim dramatik në Teuta-Kamza

Barazim spektakolar në Niko Dovana në sfidën direkte për mbijetesë mes Teutës dhe Kamzës. Përfundoi në një barazim 3-3 që për mënyrën sesi rrodhën gjërat la më të kënaqur “Djemtë e Detit”. Ndërkohë një fitore jetike mori Vllaznia që në Loro Boriçi iu fal një goli të sulmuesit Xhevahir Sukaj nga pika e bardhë e penalltisë për të mposhtur 1-0 Laçin.  Rezultoi një sfidë me të vërtetë dramatike ajo e zhvilluar në Durrës me Teutën që e pa vetën shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë me golat e sulmuesit Amadu Latif dhe mbrojtësit Alhassan. Por edhe pse shkoi në epërsi të dy golave skuadra e Gentian Begejës u arrit nga Kamza që zhvilloi një pjesë të dytë fantastike. Fillimisht realizoi Plaku në të 40-ën, ndërsa në të 76-ën Cukovic barazoi rezultatin për skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Në minutën e 90-të Realdo Fili ngriu vendasit duke shënuar edhe golin e 3-të për Kamzën që krijoi iluzionin e fitores. Por skuadra e Ahmatajt nuk i kishte bërë mirë llogaritë sepse Teuta nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit të shtesës prej 5 minutash që kishte akorduar gjyqtari barazoi në 3-3 rezultatin me një tjetër gol të Amadu Latif në një aksion ku dha ndihmesën e tij edhe portieri Shpëtim Moçka. Me këtë barazim Kamza ruajti avantazhin prej 4 pikësh ndaj Teutës së vendit të parfundit në renditje. Iu largua disi fundit Vllaznia që mposhti me një gol të shpejtë të Sukajt 1-0 Laçin duke marrë një fitore me shumë vlera në garën për mbijetesë. Laçi luajti pothuajse gjatë gjithë takimit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Taulant Sefgjinajt në rastin e penalltisë së akorduar në favor të shkodranëve që u finalizua me sukses nga Sukaj. Tashmë Vllaznia e sheh veten dy pikë larg Teutës që është në zonën e rrezikut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...