Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitore karakteri në Korçë, Dinamo kërkon kthesën pas suksesit me Skënderbeun

Pothuajse dy muaj pritje për t’u rikthyer te suksesi, me Dinamon që mori tre pikë shumë të rëndësishme në transfertën e Skënderbeut në javën e 24-të të Abissnet Superiore. Bledar Devolli shijoi suksesin e parë në stolin e kryeqytetasve, duke rikthyer skuadrën te triumfi i munguar prej 19 janarit, nga ajo fitore minimale ndaj Kukësit.

“Blutë” e kryeqytetit morën një fitore me shumë vlera përballë një kundërshtari direkt dhe për më tepër në një nga fushat më të vështira, duke dhënë një sinjal, sa i përket zonës së mbijetesës. Një edicion i cili nisi me objektiva madhor, tani më, objektivi i vetëm i skuadrës së Dinamos është të shpëtojë sezonin dhe në pjesën e mbetur të edicionit t’i largohet sa më shumë të jetë e mundur zonës së ftohtë në klasifikim.

Një fitore që shërben shumë në klasifikim, por nuk është e mjaftueshme për të mbuluar ulje-ngritjet e sezonit dhe te Dinamo janë të gjithë të vetëdijshëm që pavarësisht maksimumit, ka ende shumë rrugë përpara. Përballë Skënderbeut vendosi një gol i shpejtë i Redon Mihanës, ndërsa ekipi përsëri tregoi vështirësi për të gjetur golin e qetësisë.

Pas gjashtë takimesh, skuadra e Devollit u rikthye të shënonte e para në një sfidë, që pavarësisht organikës që disponon, një sulmi i bollshëm me emra, skuadra vuan mungesën e golit, që është problemi kryesor i skuadrës dhe për momentin, Dinamo ka sulmin më të dobët të kampionatit me vetëm 14 gola të shënuar.

Dinamo në këtë sezon të Abissnet Superiore, ka shënuar dy apo më shumë gola vetëm në dy raste, në javën e parë, në triumfin e siguruar përballë Kastriotit 0-2 dhe në humbjen ndaj Vllaznisë 6-3, ndërsa në Kupë, dy gola i ka shënuar Erzenit dhe Tiranës, pra në total vetëm 4 takime.

Skuadra e Devollit pavarësisht vështirësive në pjesën e dytë, nuk pësoi gol, një statistikë e cila u përmirsua pas Korçës, pasi në 10 ndeshjet e fundit, Dinamo e ka mbajtur portën e paprekur në dy raste, në barazimin pa gola ndaj Partizanit dhe tani ndaj Skënderbeut.

Shumë luhatje gjatë këtij edicioni, por Dinamo do të kërkojë të kapet fortë pas suksesit në Korçë, për të bërë kthesën që të gjithë e presin. Një nga skuadrat me mesataren më të ulët të golit, 0.6 gola për ndeshje, tani sheh përpara një edicion të gjatë dhe çdo sfidë konsiderohet si një finale, duke nisur me dy takimet e radhës, ndaj Kukësit dhe Tiranës, përpara se të masë forcat me Egnatian, që për momentin është një rival direkt.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...