Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fitore me kosto për Juven, dy titullarë rrezikojnë mungesën ndaj Interit

Juventus mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë ndaj Sassuolos dhe u ngjit në vendin e katërt, megjithatë këtë herë suksesi ka pasur kostontë lartë për skuadrën e Andrea Pirlos, pasi ka humbur dy titullarë.

Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan Weston McKennie dhe fantazistin argjentinas Paulo Dybala, të cilët u zëvendësuan që në pjesën e parë, pasi nuk mund të vijonin më tej ndeshjen.

Amerikani pësoi një dëmtim muskulor në minutën e 19′, ndërsa Dybala lëndoi gjurin gjatë një rënieje, ndërsa që të dy rrezikojnë të mbeten jashtë derbit të Italisë ndaj Interit, i planifikuar për këtë të diel në “San Siro”.

Vetë trajneri Pirlo u shfaq optimist pas ndeshjes, duke thënë se paraprakisht duket që Dybala dhe McKennie nuk kanë dëmtime të rënda dhe se do të rikuperojnë për sfidën e fundjavës, por vetëm ekzaminimet mjekësore gjatë ditës së sotme do të sjellin rezultat më konkret.

Gjithsesi nëse dy futbollistët nuk do t’ia dalin, atëherë Conte do të jetë në telashe, pasi nuk ka në dispozicion as mbrojtësit Cuadrado, Alex Sandro e De Ligt, të cilët janë prekur nga koronavirusi, ndaj me 5 mungesa në “San Siro” do të bëhej gjithçka më e vështirë.

Ndërkohë lajmi i mirë është rikuperimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata, i cili luajti pak minuta mbrëmë ndaj Sassuolos dhe deri të dielën do të jetë gati për ta nisur ndeshjen si titullar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...