Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Fitore me kosto për Milanin, humb dy futbollistë për ndeshjen hapëse të sezonit

Pioli
Pioli

Milani triumfoi me rezultatin 1-6 ndaj Vincenzës në miqësoren e fundit para startit të kampionatit, por kjo sfidë shtoi jo pak telashet për trajnerin Stefano Pioli.

Sandro Tonali dhe Junior Mesias dolën të dëmtuar nga takimi, duke komplikuar jo pak planet e trajnerit të kuqezinjve, kur jemi vetëm një javë larg sfidës hapëse të sezonit, me Milanin që do të impenjohet ndaj Udineses.

Tonali la fushën e lojës në minutën e 49’, teksa dyshohet për një tërheqje muskulore. E sigurt është që mesfushori do të mungojë ndaj Udineses, teksa të hënën do të kryhen ekzaminimet mjekësore, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Junior Messias po ashtu është dëmtuar dhe sipas një vlerësimi fillestar, braziliani duket se ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë. Për momentin ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi, por në një kohë kur po afron fillimi i sezonit 2022-2023 të Seria A, situata për ekipin e “Djallit” nuk duket aspak pozitive.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...