Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fitore me kosto, Reali humbet dy titullarë përpara Botërorit për Klube

Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu”, takim që u vendos nga golat e Asension dhe Vinicius Junior në minutat e para të pjesës së dytë.

Kampionët në fuqi të Spanjës vijojnë garën me Barcelonën, me katalanasit që kryesojnë me pesë pikë më shumë. Fitore me kosto për Realin, që ka humbur shërbimet e Karim Benzema dhe Eder Militao.

Kapiteni, i cili ishte protagonist me dy asiste, dhe mbrojtësi brazilian u detyruan të ngrinin flamurin e bardhë si pasojë e lëndimeve.

Dhimbje koke për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili mund të mos bazohet te dy titullarët në Botërorin për klube. Kompeticioni filloi më 1 shkurt dhe do zgjasë 11 ditë.

Dy lojtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit të tyre.

SKUADRAT PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN PËR KLUBE

Afrikë: Wydad Casablanca (Morok), Champions League i Afrikës
Azi: Al Hilal (Arabia Saudite), Champions League e Azisë
Europë: Real Madrid (Spanjë), Champions League
Amerika e Veriut: Seattle Sounders (SHBA), CONCACAF Champions League
Oqeani: Auckland City (Zelanda e Re), OFC Champions League
Amerika e Jugut: Flamengo (Brazil), Kupa Libertadores
Afrika: Al Ahly (Egjipt), finalist i Champions League së Afrikës

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...