Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Fitore me pesë yje e Dinamos, Blutë mposhtin Lushnjen dhe rikthehen në krye

Dinamo mori një fitore të madhe 5-0 ndaj Lushnjes. Blutë e Kryeqytetit nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim suksesin teksa ai që shkëlqeu mbi të tjerët ishte Denisson që shënoi një dygolësh në minutat 11 dhe 40, ndërsa për ta bërë edhe më tërheqës pjesën e parë mendoi Prodani që trefishoi në të 42-tën.

Në këtë formë, në fraksionin e dytë Dinamo kishte detyrën për të menaxhaur avantazhin, megjithatë dëshira e madhe për të shënuar, solli edhe dy gola të tjerë për kryeqytetasit me autorë Samake (’82) dhe Danaj (’84).

Përfundimisht sfida u mbyll me rezultatin 5-0, me Dinamon që rikthehet në krye të klasifikimit me 24 pikë, por që duhet theksuar se ka një ndeshje më shumë se Flamurtari i vendit të dytë me 21 pikë. Nga ana tjetër, Lushnja vijon ecurinë negative dhe mbetet në vendin e 13-të me 9 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...