Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Fitore me “poker” ndaj Willem II, PSV-ja nuk i ndahet Ajax-it në garën për titullin

PSV Eindhoven mban të hapur çështjen e titullit kampion në Eredivise. “Bardhekuqtë” kryen me sukses formalitetin e radhës, ku triumfuan 4-2 ndaj Willem II.

Të besuarit e Roger Schmidt e nisën takimin me mobilizimin maksimal dhe gjetën rrugën e rrjetës shumë shpejt pas vetëm dy minutash lojë me autor Ritsi Doan. Të nxitur nga entuziazmi i publikut të tyre në ‘Philips Stadion’, PSV realizoi dhe golin e dytë në të 31′ minutë. Cody Gapko finalizoi mjaft mirë me kokë një harkim perfekt të Mauro Junior, ndërkohë që reagimi i miqve erdhi në minutën e 44′, ku Nunnely ndëshkoi për të parën herë me kokë portierin Mvogo.

Atëherë kur u duk se erdhi fundi i pjesës së parë, skuadra e Roger Schmidt rimori avantazhin e dyfishtë nëpërmjet Eran Zahavit, që përfitoi maksimalisht nga një pakujdesi e mbrojtjes së Willem. Në fillimin e fraksionit të dytë, Kabangu rihapi sërish takimin në rezultatin 3-2, një finalizim që krijoi iluzionin se PSV Eindhoven do të përndiqej nga hijet e ndeshjes së fazës së parë mes skuadrave kur Willem fitonte 2-1, por kësaj radhe PSV administroi mjaft mirë sfidën dhe u ndihmuan në të 60′ për të vulosur fatet e sfidës, kur Dammers realizoi një autogol për të fiksuar shifrat përfundimtare në 4-2.

Në këtë mënyrë, PSV ruan hapin e Ajaxit kryesues duke e ngushtuar diferencën sërish në katër pikë dhe duke lënë gjithcka për t’u luajtur në javët në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...