Premier League

Fitore me “poker”, Tottenham nuk i ndahet zonës Champions

Tottenham vijon të jetë pjesë e katërshes që do mund të jenë pjesë e Champions League, pas fitores në transfertë me “poker golash” ndaj Aston Villas.

Ekipi i Antonio Contes morën avantazhin e kësaj sfide që në minutën e 3’ me Son, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

“Spurs” diktuan ritmin gjatë gjithë ndeshjes, teksa në minutën e 50’ Kulusevski do të shënonte golin e dytë për Tottenham. Ndërsa Son realizoi “hat-trick”, ku në fraksionin e dytë të përballjes do të godiste portën e Aston Villas në minutën e 66’ dhe në të 71-ën.

Harry Kane nga ana e tij do të jepte kontribut të rëndësishëm në këtë përballje me dy asiste, pasi ndihmoi Kulusevskin dhe më pas Son në golin e minutën së 66-të.

Pas raundit të 32-të, Totteham vijon të qëndrojë në vend të katërt me 57 pikë, tre më shumë se Arsenal i vendit të pestë, por me “The Gunners” që kanë një ndeshje më pak, teksa Aston Villa mban pozicionin e 12-të me 36 pikë të grumbulluara.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency