Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Fitore minimale ndaj Sparta Rotterdam, por Ajax kryeson i palëkundur

Fitorja me rezultatin 2-1 ndaj Sparta Rotterdam i dhuron Ajax-it qetësi në kryesimin e Eredivisie. Ndonëse dominoi dhe diktoi ritmin e kësaj sfide, Ajax siguroi tre pikët me përmbysje, me golin e parë që në këtë përballje u realizua në minutën e 33’ nga De Kamps dhe që u dha avantazhin e fraksionit të parë miqve.

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit nuk lanë më hapësira dhe ia dolën të merrnin barazimin në minutën e 49’ me Klaassen.

Vetëm në minutën e 62’ Ajax do të fitonte qetësinë, pasi Tadic realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe dhuroi fitoren ekipit të tij.

Pas raundit të 29-të, Ajax kryeson elitën e futbollit holandez me 72 pikë, 7 më shumë se PSV e vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak, teksa Sparta Rotterdam vijon të qëndrojë në vend të 17 ose të parafundit me vetëm 22 pikë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...