Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Fitore morali përpara Sivassporit, Ballkani rikthehet të festojë në Suharekë

Ballkani rikthehet me fitore në Suharekë. Kampionët e Kosovës mposhtën 2-0 Gjilanin me nga një gol të shënuar në “limitet” e çdo pjese. “Ish”-i Arbër Prekazi realizoi një autogol në portën e tij (45′), duke i dhënë avantazhin ekipit të Ilir Dajës.

Në minutën e 87′ erdhi edhe goli i qetësisë për Ballkanin. Meriton Korenica, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve në fuqi, dërgoi topin në rrjetën kundërshtare.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për Ballkanin që renditet në vend të dytë me 18 pikë. Drita kryesuese ndodhet 3 pikë larg, por Ballkani ka luajtur dy sfida më pak se “Intelektualët”.

Skuadra nga Suhareka luan të enjten e ardhshme duelin e tretë në grupin G të Conference League përballë turqve të Sivassporit në transfertë. Ballkani numëron një pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërkohë që dueli i radhës europian do të transmetohet në SuperSport 2 (6 tetor, 18:45).

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...