Premier League

Fitore në frymën e fundit, Liverpooli katapultohet në vendin e pestë, “ok” Chelsea

Liverpooli fitoi ndeshjen e tretë radhazi në Premier League dhe brenda pak javësh katapultohet pranë në zonës Champions, edhe pse ndjekësit më të afërt, kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi në frymën e fundit me përmbysje ndaj Aston Villas, që edhe pse kaloi e para në epërsi nuk mundi të dilte e pikë nga “Anfield”.

Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Ollie Watkins, që befasoi vendësit me një goditje të saktë brenda zonës. Liverpooli barazoi shumë shpejt me Firminhon, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik të Jotas, ndër ndërtimin e aksionit.

Gjithsesi, “The Reds” e gjetën golin e barazimin me Salah, që shtyu drejt portës topin kthyer nga portieri pas tentativës së Robertson.

Liverpooli e kërkoi me ngulm golin e fitores dhe e gjeti në minutën e parë shtesë me Trent Alexander-Arnold, që I dha një sinjal edhe trajnerit të Anglisë, Southgate, që e ndoqi nga afër këtë takim.

Fitore e thellë 1-4 e Chelsea-t në fushën e Crystal Palace, që u jep mundësi bluve të Londrës të ruajnë në vendin e katërt në Premier League. Praktikisht, skuadra e Tuchel e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Havertz, Pulisic dhe Zouma. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan golin e nderit me Benteke, por për Chelsea-n shënoi sërish Pulisic për golin e rezultat përfundimtar 1-4.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency