Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitore shprese për Teutën, shkodranët ndëshkojnë Vllazninë

Teuta ka mposhtur 2-0 Vllazninë në sfidën direkte për mbijetesën dhe e ka bërë akoma më interesante garën në zonën e ftohtë të renditjes.

Në ‘Niko Dovana’, ishin dy shkodranë që ndëshkuan Vllazninë, pasi në minutën e 32-të, portieri Sherri gaboi totalisht në dalje, duke i dhënë mundësi mbrojtësit të Teutës Hrkaç, të shënojë golin e avantazhit.

E njëjta gjë u përsërit edhe në minutën e 45-të, kur gardiani i portës së Vllaznisë nuk zotëroi si duhet një gjuajtje të Latif, duke i dhënë mundësi shkodranit të Teutës, Esin Hakaj të shënojë golin e dytë për vendasit.

Në pjesën e dytë Teuta administroi mirë rezultatin, ndërsa Vllaznia tentoi vetëm me anë të goditjeve standard, por edhe aktivizimi i 4 sulmuesve, nuk solli ndryshimin e rezultatit dhe shmangien e humbjes.

Kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të kampionatit, Vllaznia e Teuta janë me pikë të barabarta në vendin e 8 dhe 9, nga 33 secila, por shkodranët kanë golavarazh më të mirë, ndërsa me vetëm një pikë më tepër renditet Kamza në vendin e 7.

Javët në vijim do të jenë vërtetë tejet të luftuara dhe interesante, pasi të 3 skuadrat do të luftojnë fort, për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...