Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fitore spektakolare për Brighton, Leicester humbet për të pestën javë radhazi  

Tifozët në  “Amex Stadium” i janë gëzuar spektaklit dhe pesë golave të Brighton ndaj Leicester City-t.

Skuadra e Potter siguroi një super triumf me rezultatin 5-2, në një takim shumë intensiv. Ndeshja u zhbllokua që në sekondën e 53-të me Iheanacho që i dhuroi avantazhin miqve. Megjithatë ky gëzim zgjati vetëm 10 minuta, pasi autogoli i Thomas i dhuroi barazimin vendasve.

Në minutën e 15’ Caicedo bëri kthesën e ndeshjes, duke realizuar golin e dytë për Brighton. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllje me një total prej katër golash, pasi Daka do të realizonte për Leicester në minutën e 33’.

Fraksioni i dytë do të fliste i gjithi për vendasit, me Mac Allister që do të godiste portën e Ward në minutën e 47’, por që pas verifikimit në VAR u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë Brighton vazhdoi sulmin dhe në minutë e 64’ Trossard shënoi golin e tretë për ekipin e tij.

Mac Allister nuk do ta mbyllte këtë sfidë pa gol dhe në minutën e 71’ mesfushori i vendasve realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 97’ do të ishte po ai që do t’i dhuronte golin e pestë Brighton-it.

Pas raundit të gjashtë të Premier League Brighton renditet në vend të katërt me 13 pikë, teksa Leicester në gjashtë javë ka marrë vetëm një pikë, në barazimin 2-2 ndaj Brentford në javën e parë dhe renditet në vendin e fundit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...