Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Fitore të ngushta për PSV dhe Ajax

Fitore minimale për PSV Eindhoven dhe Ajax në javën e dytë të Eredivisies. Kampionët në fuqi të Holandës mposhtën 2-1 skuadrën debutuese të Fortuna Sittard, falë një goli të realizuar në sekondat e fundit të kohës së rregullt nga belgu Rigo. Dy ndeshje, 2 fitore për PSV-në që përkohësisht kryeson e vetme kampionatin. Sulmuesi meksikan Jaime Lozano zhbllokoi shifrat në minutën 33-të duke kaluar në epërsi miqtë, por vendasit e Fortuna Sittard të shtyrë dhe nga entuziasmi i tifozëve vendas barazuan rezultatin në minutën e 61-të me Novakovich. Por nuk ishte e thënë që Fortuna të merrte një pikë përballë kampionëve në fuqi pasi në të 90-ën Rigo i ardhur në fushë nga stoli realizoi golin që i dha fitoren e dytë në këtë sezon PSV-së.  Në krahun tjetër Ajaxi mori fitoren e parë sezonale në Eredivisie falë një penalltie të kthyer në gol në minutën e 88-të nga mesfushori serb Dusan Tadic. Blerja e bujshme e kësaj merkatoje vere e ekzekutoi saktë penalltinë duke i dhënë tre pikët harkëtarëve në transfertën ndaj Venlos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...