Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fitore të thella të Prishtinës dhe Ballkanit, Mici e Lilaj debutojnë me bardhekaltrit

Prishtina dhe Ballkani i shfaqin që në start ambiciet në Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit, të drejtuar nga Zekerija Ramadani, mposhtën thellë 3-0 Drenicën në “Fadil Vokrri”, sfidë ku debutuan edhe dy afrimet e rëndësishme të verës, Gledi Mici dhe Sabien Lilaj, ndërsa ekipi i Ismet Munishit iu impoua 4-1 Besës së Pejës.

Sfida e zhvilluar në kryeqytet mes Prishtinës dhe Drenicës u zhbllokua në minutën e 32-të, kur një krosim i Gledi Micit u devijua për në rrjetë nga Bekteshi. Në pjesën e dytë për bardhekaltrit realizuan gjithashtu Krasniqi dhe Otto John.

Në Suharekë, spikati me tregolësh Mirlind Daku, ndërsa të parin për Ballkanin e realizoi Krasniqi. Goli i nderit për Besën (4-1) mban firmën e Gentrit Salihut në minutën e fundit të kohës së rregullt.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...