Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Fitorja detyrim me Poloninë, ndryshe Italia rrezikon rënien…

Portugalia ka konsoliduar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A për UEFA Nations League, pasi mposhti 3-2 Poloninë në transfertë në një ndeshje mjaft emocionuese. Por fitorja e Kampionëve të Europës i ka krijuar probleme Italisë, e cila në ndeshjen përballë polakëve ditën e dielë do të luajë për “jetë a vdekje”. Në rast humbjeje, skuadra e Mancinit do të ishte me një këmbë në Ligën B, për shkak edhe të ndeshjeve direkte. Nëse ndeshja përfundon barazim, çdo gjë do të vendosej në sfidat e fundit, Itali-Portugali, më 17 nëntor, në “San Siro” e Portugali-Poloni më 20 nëntor.
Deri më tani, të kaltrit nuk kanë marrë asnjë fitore të vetme nën drejtimin e Roberto Mancinit, por kanë shfaqur një lojë gjithmonë në rritje, gjë e cila u pa edhe në barazimin 1-1 kundër Ukrainës së Shevchenkos. Në ditët e shkuara, vetë tranjeri i përfaqësueses italiane deklaroi se Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, por, gjithsesi, synimi kryesor për të e lojtarët është Kampionati Europian. Kundër Polonisë, mbrojtja italiane do të përballet me një sulm të frikshëm të përbërë nga Robert Lewandowski dhe Krzyszstof Piatek, aktualisht golashënuesi kryesor në Serinë A dhe kampionatet kryesore të Europës, me 9 finalizime në 7 ndeshjet e para të kampionatit italian.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...