Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fitorja e dytë radhazi, Partizani mposht Erzenin dhe barazon Tiranën në krye

Partizani koleksionoi fitoren e dytë radhazi teksa mposhti në shtëpi Erzenin me rezultatin 2-0. Ndeshja për të kuqtë nisi si mos më keq duke qenë se në minutën e katërt edhe pas konsultimit me VAR, Maguette u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Kadriut. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Colella nuk e humbën “busullën” në fushë dhe qëndruan si të barabartë.

Madje, gjetën edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë teksa Arinaldo Rrapaj ekzekutoi në një mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi duke mos i lënë asnjë shans shpëtimi portierit Xhika. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Partizanin pasi në të 46-tën, gjetën golin me anë të Da silvas. Braziliani shfrytëzoi më së miri një pasim të Mba dhe me një goditje tokazi mposhti portierin kundërshtar.

Të kuqtë nuk u ndalën me kaq, edhe pse në disavantazh numerik. Në minutën e 73-të, trefishuan shifrat me anë të Hotit duke mbyllur çdo llogari për ndeshjen. Me këtë trepikësh, të kuqtë ngjiten në kuotën e 37 pikëve duke u barazuar me Tiranën kryesuese ndërsa nga ana tjetër, shijakasit janë në vend të katërt me 31 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...