Abissnet Superiore

Fitorja e parë ndaj një pretendenti, Dinamo mbushet me oksigjen përpara derbit

2022 riktheu dhe Dinamon te fitorja, për një sukses që është dhe oksigjen për pozitat e bluve në renditje. Ndryshimet e mëdha në merkaton e dimrit u duk se shkundën ambientin e nëndetëses, dhe më tepër se fakti që u rikthye te fitorja dhe te goli pas pesë sfidash, vlen suksesi ndaj një rivali si Kukësi, pretendent për titull.

Në sfidat ndaj pretendentëve të Abissnet Superiores, Dinamo nuk kishte fituar asnjëherë duke shfaqur dukshëm mungesë rezultati dhe mbi të gjitha dhe mungesë objektivi për të cilin ishte ndërtuar, por riparimet në merkaton e dimrit dhe periudha e përgatitjeve duke se ndezën Dinamon, për një vazhdim sezoni që mund të jetë ndryshe.

Dhe njëherë vendosi një lojtar me peshë në ekip si Imami. Skuadra mbi të gjitha u rikthye dhe te goli që mungonte prej pesë takimesh dhe ky ishte shndërruar në një ngërç jo të vogël psikologjik, por të paktën nga kjo sfidë e parë u kuptua dhe një lloj shkundje e ambientit për një Dinamo që nuk kërkon të qëndrojë në fund.

Në këtë aspekt, fitorja ndaj Kukësit dhe loja e shprehur mund të jetë tashmë katapulta që Dinamo priste, për të mos qenë thjesht kalimtar në këtë sezon të Superiores, por një protagonist. Ekipi i Shkëmbit luan takimin e radhës në kampionat derbin kundër Tiranës kryesuese.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency