Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Fitorja e Partizanit nuk mjafton, Vllaznia e nxjerr jashtë Kupës

Partizani fiton por nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë mposhtën 1-0 Vllazninë në ndeshjen e kthimit, por janë pikërisht shkodranët ata që avancojnë mes katër më të mirave falë suksesit në takimin e parë me rezultatin 3-1 në ”Loro Borici.” Të besuarit e Collellës zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, prodhuan raste të shumta shënimi dhe kontrolluan për pjesën më të madhe mbajtjen e topit.

Pas një sërë përpjekjesh në minutat e para, Partizani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25′ me anë të Alfred Mensah. Sulmuesi ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një keqkuptim i prapavijës shkodrane dhe realizoi me portën e boshatisur.

Lexo edhe:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
  3. Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

Demat vijuan me sulmet e vazhdueshme edhe në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 62′ shpërdoruan një mundësi ideale me Tedi Carën, me këtë të fundit që detyroi portierin Qarri të bënte një mrekulli duke e dërguar topin mbi traversë.

Festa e Partizanit zgjati shumë pak tre minuta nga fundi i kohës së rregullt teksa goli i Carës u anulua si pasojë e një faulli të shkaktuar nga Da Silva ndaj Erdenis Gurishtës, me VAR-in që u bë protagonist duke i ardhur në ndihmë kryesorit Barjamaj.

Vllaznia ruajti me fanatizëm portën deri në fund dhe në këtë mënyrë siguron kualifikimin në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë dhe Egnatian, Tiranën dhe Teutën.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...