Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Fitorja e pestë radhazi, Llapi shkon -1 pikë nga vendi i parë

Llapi fitoi përballë Fushë Kosovës dhe shkoi -1 nga kreu, ndërkohë që Dukagjini triumfoi përballë Lirisë së Prizrenit në dy takimet e fundit të javës së 21-të në Kosovë.

Skuadra e Tahir Batatinës fitoi 0-3 në trasfertë, sukses që erdhi falë golave të Hamdi Namanit, Muhamet Hysenit dhe Ilir Blakqorit. Ndërkohë, vendasit e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë.

Lexo edhe:

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për skuadrën nga Podujeva. Llapi mban vendin e dytë me 43 pikë, një më pak se kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Ballkanit.

Tri pikë edhe për Dukagjinin, që festoi në minutat shtesë përballë Lirisë. 2-1 fitoi ekipi nga Klina. Iljasa Zulfiji shënoi për vendasit në pjesën e parë, por bardhezinjtë barazuan 20 minuta përpara fundit me anë të Rubin Spahiut.

Gjithsesi, Blerind Morina shënoi golin e dytë dhe të fitores për Dukagjinin në minutat shtesë, duke i dhuruar skuadrës tri pikë të rëndësishme për objektivin Conference League.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...