Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja e tretë radhazi, Kukësi është rikthyer dhe i dërgon mesazh kryesuesve!

Kukësi duket se është rikthyer në rrugën e duhur teksa trajneri Enkeleid Dobi ka gjetur mekanizmat e duhur për ta bërë ekipin të funksionojë. Skuadra verilindore mposhti me rezultatin 0-2 Erzenin në stadiumin Niko Dovana duke koleksionuar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat. Takimi nisi mirë për të besuarit e Dobit që kaluan në avantazh në minutën e minutën e 17-të me anë të Edi Basa.

Kroati nuk fali me një goditje potente në zonë duke mposhtur Xhikën ndërsa disa minuta më pas, sulmuesi nuk e kishte fatin me vete teksa u ndal nga shtylla. Verilindorët administruan rezultatin për pjesën e mbetur të pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shfaqën sërish kërkues, edhe pse Erzeni ngacmonte herë pas here. Gjithsesi, për të vulosur rezultatin mendoi sulmuesi Gabriel Barbosa që shfrytëzoi harkimin e Meksit dhe me kokë mposhti për herë të dytë portierin Xhika.

Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me portierin Tafas që ishte autor i disa pritjeve vendimtare teksa ndihmoi Kukësin të ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vend të katërt ndërsa verilindorët i dërgojnë një sinjal ekipeve të kreut si Partizani (16 pikë) e Tirana (15 pikë) se tashmë janë rikthyer e duhen konsideruar edhe ata rivalë për titullin kampion. Sakaq, pas kësaj humbje, Erzeni mbetet në vendin e tretë të renditjes me 12 pikë teksa mbyllin ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...