Kategoria Superiore

Fitorja me Kastriotin, oksigjen për Kukësin para “finaleve” të fazës së fundit

Kukësi ka fituar pak oksigjen me fitoren ndaj Kastriotit, jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi çdo rezultat tjetër do të zhyste verilindorët në vorbullën e një presioni të jashtëzakonshëm të zonës së ftohtë.

Një ndeshje e vuajtur disi në pjesën e parë dhe e zgjidhur në të dytën, me një dominim racional të lojës përballë skuadrës krutane, ide të qarta në aspektin sulmues dhe vënien në praktikë në mënyrën më të mirë, me zhbllokimin e Eze, autor i një dygolëshi, pas më shumë se 5 javësh agjërimi, dhe paraqitje pozitive të skuadrës në total, duke nisur nga porta, me Tafën shpëtimtar kur ndeshja ishte 0-0, Demirin shpikës të një asisti fantastik që solli golin e zhbllokimit dhe menaxhim të mirë të ndeshjes.

E megjithatë përtej aspektit sportiv, vlen të dëgjohet apeli i Josës, i cili jo rastësisht në prononcimin pas ndeshjes vuri theksin në funksionimin e të gjithë hallkave duke përfshirë edhe klubin.

Josa është një trajner me eksperiencën, preferon të fokusohet te ajo që ndodh në fushën e blertë, por po ashtu i vetëdijshëm se çdo problem jashtë saj mund të ndikojë në paraqitjen e skuadrës. Në fund të fundit, të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të bërë në fund llogaritë.

Kukësi ka para një kalendar shumë impenjativ që vë përballë gjithë pretendentëve, nis me Tiranën, pastaj Partizani, Laci, Teuta e Vllaznia, një seri ndeshjes që sipas të gjitha gjasave vulos sezonin, dhe ku do të duhet bashkëpunimi maksimal, edhe nga klubi për të funksionuar të gjitha hallkat e zinxhirit, siç preferon të thotë Josa.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency