Katar 2022

Fitorja ndaj Gjermanisë, Moriyasu: Triumfoi ekipi i bashkuar, kjo na bëri të suksesshëm

Arritja historike e Japonisë, e cila në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar, mundi Gjermaninë me rezultatin 1-2.

Trajneri i japonezëve Hajime Moriyasu, u shfaq shumë i lumtur në deklaratat pas ndeshjes. Tekniku theksoi se “përbërësi sekret”  i fitores së tyre ishte puna në grup.

“Lojtarët u bashkuan si një ekip i vetëm. Ne u përgatitëm mirë, ky ishte detaji që çoi ekipin në fitore. Shumë nga tifozët tanë erdhën në Doha, ishin pas nesh dhe na shtynë përpara. Unë dua që ne të ruajmë qetësinë pas kësaj, të shohim se çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës”-deklaroi Moriyasu.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency