Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja ndaj Kastriotit, Ramadani: Çaluam te finalizimet, jam i habitur nga Magani

Pas fitores ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1, trajneri i Egnatias Zekirija Ramadani është shprehur se kjo ishte një ndeshje e bukur, por shtoi se i vjen keq që humbën aq shumë raste.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës së Rrogozhinës veçoi tensionin e Maganit me Hussein, për të cilin u shpreh se kishte mbetur i habitur.

Ramadani tha ndër të tjera se finalizimi është problemi kryesor te skuadra e tij dhe shtoi se do të punojnë me këtë pjesë.

Ndeshja: “Kjo ishte një ndeshje që të tregojmë që jemi vendas dhe ndaj një rivali direkt treguam që ishim mirë. Ishim mirë pjesën e parë, por çalonim nga e majta, por ishte dhe Kastrioti që nuk na la të depërtonim. Ishte një ndeshje e bukur, përveç momentit të fundit me Maganin që më habiti, por besoj se ishte diçka e madhe, pasi ai është një nga lojtarët më të disiplinuar. U ndëshkuam nga goli i barazimit, por më pëlqeu që më pas këmbëngulja na dhe golin e dytë si dhe patëm pak fat, uroj dhe asistentin tim për punën që ka bërë, si dhe tifozët që na mbështetën. Por tani besoj se qetësia dhe niveli do të jetë i duhuri.”

Penalltia: “Kemi punuar para kupës me penalltitë dhe Krasniqi ishte i vetmi që nuk ka dështuar edhe në kupë ka realizuar, por edhe eksperienca e tij ka treguar që mund ta realizonte atë gol.”

Shpërdorimi i rasteve: “Stërvitjet i bëjmë në bazë të ndeshjes dhe asaj që besojmë që nuk kemi bërë si duhet. Deri tani kemi punuar si të dalim në sulm, tani duhet të përkushtohemi më shumë dhe punojmë më tepër në goditjen e fundit e finalizimin, që të mos na ndodhë më kjo që ndodhi sot, pasi është hera e dytë që ndodh pas asaj në Shkodër.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...