Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fitorja ndaj Realit, Xavi: Rezultat ishte i drejtë, por nuk ndihemi ende kampionë

Barcelona triumfoi në “El Clasico” përballë Real Madrid, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë edicion.

Suksesi 2-1 ishte sa i rëndësishëm po aq edhe i veçantë për vetë mënyrën se si kjo fitore erdhi, me ekipin e Xavit që nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka në frymën e fundit.

Lexo edhe:

Pas sfidës, vëmendja u spostua te trajnerët, me Xavi Hernandez i cili kërkoi menjëherë të largonte euforinë nga ekipi i tij duke u shprehur i lumtur për suksesin, por ai dhe skuadra nuk ndihen ende kampionë.

“Nuk ndihemi ende kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Ndeshja ishte perfekte dhe ne e merituam këtë fitore. Ne ishim superiorë dhe lojtarët e meritonin këtë sukses, jo vetëm për atë që dhuruan ndaj Realit, por për të gjithë sezonin. Rezultati ishte i drejtë dhe jam i lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë dhe kjo në fund sjell rezultate. Është diçka që na bën krenarë. Ne kemi regjistruar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon shumë mirë. Mendoj se në këtë takim treguam jo vetëm se jemi shumë të fortë në sulm, por se jemi shumë solidë edhe në mbrojtje. Tani duhet të shohim përpara, na presin sfida të tjera, kampionati është ende i gjatë”- përfundoi Xavi.

Barcelona tashmë kryeson me 68 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Real Madrid dhe katalanasit janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, një titull i cili mungon prej sezonit 2018/2019.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...