Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Fitorja ndaj Romës, Pellegrini: Kualifikimi? Edhe në Spanjë flasin shumë për ne

Real Betis po zhvillon një sezon fantastik dhe këtë e vërtëtojnë numrat.

Skuadra e Pellegrini-t po bën mirë jo vetëm në kampionat, në La Liga, por edhe në Europa League, aty ku mbrëmjen e të enjtes doli me pikët e plota nga Olimpico përballë Romës së Jose Murinho-s.

Spanjollët ishin shumë kërkues dhe në fund u shpërblyen duke marrë fitoren e tretë radhazi në tre ndeshjet e para dhe kryesojnë me meritë grupin C.

Pas suksesit ndaj Romës, trajneri i skuadrës, Manuel Pellegrini u shfaq shumë i lumtur dhe theksoi se skuadra e tij po bën një punë të jashtëzakonshme.

“Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme. E kontrolluam lojën dhe krijuam shumë raste. Për hir të vërtetës, per ne, pjesa e parë ishte më mirë se fraksioni i dytë. Nuk e humbëm kontrollin dhe pse humbëm disa pjesë, si Fekir. Kishim përballë një skuadër si Roma, një kundërshtar shumë të fortë dhe na vendosi shpesh herë në vështirësi, por ne ia dolëm në fund dhe kjo falë shpirtit që skuadra disponon. Kualifikimi? Jo, ka ende kohë. Edhe në Spanjë flasin shumë për ne, por jemi me këmbë në tokë. Duhet të presim për kualifikimin, ajo që mund të them tani është se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të ruajmë ritmin dhe formën” – përfundoi trajneri 69-vjeçar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...