Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja ndaj Vllaznisë, Ramadani: I pakënaqur, mund të kishim shënuar 4 gola

Për trajnerin Zekirija Ramadani fitorja me tre gola ndaj Vllaznisë ishte jo e kënaqshme, pasi sipas tij ekipi i Rogozhinës kishte mundësi për më shumë.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se gara është duke u bërë shumë e fortë, por shpreson që skuadra e tij të bëjë diferencën.

Ramadani tha ndër të tjera se shpreson që ajo që i ndodhi sot trajnerit të ri të Vllaznisë, t’i ndodhë javën e ardhshme edhe atij të Dinamos.

Fitorja: “E prisnim një fitore sepse në dy ndeshjet e fundit morëm vetëm nga një pikë, si ajo ndaj Partizanit. Sot ekipi ishte më i disiplinuar. E dinim që ndeshja me Vllazninë ishte e paparashikuar, megjithatë dolëm mirë. Po të kishim dyfishuar në pjesën e parë do e kishim më të lehtë, megjithatë në pjesën e dytë dolëm te vetja.”

Pushimi i kampionatit:Duhet të jemi real, nuk jemi ekip shumë i madh që të marrim ndeshje pa humbje në vazhdim. Por mendoj se pushimi është i nevojshëm pasi ndjehet shumë lodhja dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë pushim dhe të rekuperohemi.”

A ishte përgatitur prej kohësh një ndeshje e tillë? “Padyshim që e kishim përgatitur ndeshjen të tillë. Unë mendoj se nuk arritëm t’i ndëshkojmë me aq hapësira sa kishim, në pjesën e parë mund të kishim realizuar dy gola.”

Pedro dhe gara: “Pedro ka edhe dy sezone të tjera kontratë, nëse vjen një ofertë e mirë pastaj është çështje e politikës së klubit, nuk vendos unë. Ndërsa sa i përket rezultateve të skuadrave të fundit në renditje, mendoj se kjo e bën më interesante këtë garë.”

Ndeshja me Dinamon:Kur ndërrohet trajneri është një thikë me dy kahe, ndonjëherë del mirë e ndonjëherë jo. Megjithatë shpresoj që kjo që I ndodhi sot homologut tim të Vllaznisë, t’i ndodhë javën e ardhshme edhe atij të Dinamos.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...