Baseli zhvilloi një pjesë të dytë fantastike, shënoi dy herë në “Artemio Franchi” dhe mposhti 1-2 Fiorentinën. Gjysmëfinalja e parë e Conference League, u buzëqeshi helvetëve.
Taulant Xhaka, kapiteni i Baselit, dhuroi asistin e golit të barazimit, teksa përmbysja ndodhi falë realizimit të Zeki Amdouni në minutat shtesë.
Trajneri Heiko Vogel vlerësoi karakterin e djemve të tij, ndërkohë që theksoi pas ndeshjes se Baseli ka 49% shanse të kualifikohet në finale.
Lexo edhe:
- Kahn: Muller nuk do largohet nga Bayern, do e bind unë të qëndrojë
- Roma pranë goditjes së dytë në merkato, arrihet akordi me mbrojtësin francez
- 500 ndeshje me fanellën bardhezi, Bonucci: I lumtur që kam bërë histori me Juven
- Mourinho lartëson autorin e golit: Është i pjekur si një 30-vjeçar
“Ma merrte mendja se do e kishim të vështirë të qarkullonim topin. Pësuam gol, por më pas krijuam disa mundësi të pastra. Duhet të përgëzoj skuadrën për ndeshjen që zhvilloi.
Kualifikimi? Ishte vetëm takimi i parë. Ne kemi shumë respekt për forcën e Fiorentinës. Mendoj se kemi 49% mundësi për t’u kualifikuar.
E përsëris: kemi shumë respekt për Fiorentinën. Do të na duhet një tjetër performancë e tillë në ndeshjen e kthimit”, deklaroi trajneri i Baselit.
