Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Fitorja për Ukrainën”, Usyk: Gati ta mund përsëri Tyson Furyn

Oleksandr Usyk është kampion i botës në peshat e rënda. Boksieri ukrainas mundi Tyson Furyn në një mbrëmje madhështore në Kingdom Arena” të Riadit, në Arabinë Saudite.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk me rezulatin (115-112, 114-113), ndërsa njëri votoi për Furyn (114-113), në një duel të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet.

Në raundin e nëntë ukrainasi shfaqi dominimin e tij. E për pak i mori fitoren me KO britanikut, por rënia e gongut e ndali furinë e kampionit të botës.

Tashmë Usyk i mban të gjithë titujt e peshës së rëndë: WBC, WBA, WBO dhe IBF. Një duel i jashtëzakonshëm, që mban Usyk të pamposhtur me 22 fitore në karrierë.

Lexo edhe:

Fury pësoi humbjen e parë në karrierën e tij, teksa më parë kishte marrë 34 fitore dhe një barazim. Mbreti i ri i peshave të rënda është 37-vjeçari ukrainas, i cili meritoi triumfin.

Tani Usyk do të vijojë të ruajë statusin si i pamposhtur, por ndër të tjera pas triumfit tha se është gati dhe për një ndeshje tjetër me 35-vjeçarin nga Manchesteri.

Falënderoj shumë ekipin tim. Kjo ishte një fitore e madhe për mua, familjen time dhe vendin tim. Tani jam shumë i lodhur dhe nuk mendoj për gjëra të tjera.

A do e pranoja një ndeshje tjetër kundër Tyson Furyt? Sigurisht, kur të dëshirojë, jam gati për revanshin”, u shpreh Usyk.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...