Fitorja ndaj Fortuna Dusseldorf ishte si një “thikë” me dy presa për Bayern Munich. Me suksesin 1-4 në këtë transfertë skuadra e Niko Kovac u rikthye në krye të renditjes duke parakaluar sërish Dortmundin por në këtë sfidë Bayerni humbi dy titullarë për arsye dëmtimi, portierin Manuel Neuer dhe qëndërmbrojtësin Mats Hummels, dy humbje të mëdha duke patur parasysh kalendarin e vështirë që kanë bavarezët deri në fund të sezonit, pasi për të ruajtur avantazhin prej 1 pike ndaj Dortmundit në renditje. Ndeshjen e ardhshme Bayerni do ta ketë ndaj Werderit të Rashicës ndërsa në 5 javët e mbetura do të sfidojë edhe skuadra të tilla si Leipzig apo Frankfurt.