Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Fituam falë zëvendësimeve”, Simeone i jep merita vetes

Atletico Madrid fitoi 0-1 në Girona falë golit të Alvaro Moratës në minutat shtesë. Skuadra e Diego Simeones arriti suksesin e dytë radhazi në La Liga, kampionat ku mban vendin e tretë.

Kualifikimi në Champions League është një mision që duhet përmbushur me çdo kusht. Dhe “Colchoneros” po ia dalin me sukses. Diego Simeone e vlerësoi shumë triumfin e fundit.

Gjithmonë kjo fushë ka qenë e vështirë për ne, Girona luan shumë bukur. Ata kishin humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit, atë ndaj Barcelonës.

Lexo edhe:

Ata krijuan më shumë raste në pjesën e dytë, Oblak na shpëtoi. Mendoj se zëvendësimet na dhanë njëfarë gjallërie dhe në fund ia dolëm të fitonim tri pikë të çmuara.

Të gjithë duam të jemi të fortë dhe të fitojmë me shumë gola, por përqendrimi i kërkuar është shumë i lartë, më shumë sesa kur fiton 2-0 ose 3-0.

Tani të mendojmë për të shtunën. Do të sfidojmë Valencian dhe stadiumi Wanda Metropolitana do të na ndihmojë me entuziazmin që do të krijohet”, theksoi trajneri argjentinas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...