Angli

“Fituan me fat, duhej të ishin mundur nga PSG, Chelsea dhe Liverpool”/ CEO i Cityt i heq meritat Realit

Real Madrid triumfoi për herë të 14-të në Champions League teksa mposhti në finalen e Parisit me rezultatin 1-0, Liverpoolin. Rrugëtimi i Los Blancos së trajnerit Carlo Ancelotti në kompeticionin europian nuk ishte aspak i lehtë teksa madrilenët u përballën me ekipe pretendente si PSG, Manchester City apo Chelsea. Megjithatë, pavarësisht se në fund të të gjithë përballjeve Reali vuajti, sërish ia doli të fitonte, por për CEO-n e Manchester City një arritje e tillë lidhet vetëm me fatin dhe jo me forcën e spanjollëve. Sipas Ferran Soriano, Reali pati thjesht fat dhe shprehet se duhej të kishin humbur ndaj PSG, City, Chelseat apo edhe me Liverpool në finale.

“Ekipi që fiton kampionatin është më i forti në Ligë padyshim. Ne jemi të fokusuar gjithnjë te kampionati pasi është synimi jonë nga fillimi deri në fund të sezonit. Sigurisht është edhe Champions League që gjithashtu e dëshirojmë, por nuk jemi të fiksuar me këtë kompeticion. E dimë që në këtë kompeticion ka të bëjë shumë fati, njerëzit flasin për suksesin e Real Madrid por mendoj se duhet të ishte më e drejtë nëse theksohet se ata kanë pasur fat.

Unë mund të them se ata meritonin të humbnin ndaj PSG, Chelsea, ndaj Cityt dhe Liverpoolit në finale. Në vitet ’80 dhe ’90, Real kishte një nga skuadrat më të mira, por nuk e fitoi Champions. Milani i eliminonte ata çdo vit. Pra, në atë kohë nuk kishin edhe shumë fat, ndërsa tashmë e kanë fatin me vete. Ne do të tregohem të duruar me Champions, nuk duam ta kthejmë në obsession. Do ta fitojmë në kohën e duhur”, u shpreh Soriano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency