Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fituan titullin me Partizanin, Telushi e Trashi marrin ftesën kuqezi

Bruno Telushi dhe Lorenc Trashi marrin ftesë nga Kombëtarja për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 me Islandën dhe Moldavinë. Ky ka qenë vendim i trajneri Edy Reja, që e nisi me risi aventurën në krye të kuqezinjve.

Italiani ka vendosur t’u besojë dy lojtarëve të kuq, që marrin kështu vlerësimin e merituar pas një sezoni fantastik, që i përmbyll me titullin kampion për Partizanin, 26 vite pas ngjitjes së fundit në fronin e futbollit shqiptar.

Në fakt, për Trashin grumbullimi me kuqezinjtë nuk është risi, pasi ishte nën urdhrat e Panuccit për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën.

Të dy lojtarët e Partizanit janë akomoduar në Tropikal në Durrës, aty ku grumbullimi i kuqezinjve për ndeshjet e radhës nis plot 18 ditë para përballjes së parë në fushë me Islandën.

Reja ka vendosur që lojtarët që e kanë mbyllur sezonin me ekipet e tyre të nisin që tani grumbullimin që këtë të hënë. Do të jetë një grup i reduktuar, prej 9-10 futbollistësh, ndërsa pas fundjavës së ardhshme grupi do të jetë më i plotë.

Më 2 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Frankfurtit të Gjermanisë, për t’u përgatitur në një klimë më të freskët, që përafrohet sadopak me klimën e Islandës, ku kuqezinjtë do të përballen me ekipin vendës më 8 qershor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...