Abissnet Superiore kompletoi këtë javë raundin e 24-të, ndërsa në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e video-analistit të kombëtares U-19, Fatjon Bardhi, Harallamb Qaqi ka rezultuar si lojtari më i mirë i Egnatia-Teuta, që u mbyll me rezultatin 0-1.
Ai ka realizuar mirë 71% të aksioneve të nisura, ndërsa ka dhënë 81% të pasimeve të sakta. Mbrojtësi i Teutës fitoi 11 nga 15 duelet që pati, teksa doli i fituar në 4 nga 6 duelet ajrore.
Nga statistikat e sfidës që durrsakët e fituan me rezultat minimal ndaj ekipit të Rrogozhinës, Qaqi rezultoi më i miri.
