Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Fjalët e para si lojtar i United, Mount: Entuziast prej trajnerit Ten Hag!

Pas disa javësh me bisedime intensive, Manchester United dhe Chelsea arritën akordin për të transferuar në Old Trafford, Mason Mount. “Djajtë e Kuq” do të paguajnë plot 64 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anësor teksa lojtarit të kombëtares së Anglisë i është besuar edhe fanella me numrin shtatë që më parë te United e kanë veshur emra legjendë si Cristiano Ronaldo, David Beckham apo edhe Eric Cantona.

Ndërkohë, vetë Mount ndjehet entuziast për kalimin në Manchester dhe në fjalët e para si lojtar i “Djajve të Kuq” shprehet se United përfaqëson një sfidë të re për karrierën e tij.

Lexo edhe: 

“Nuk është asnjëherë e lehtë të largohesh nga klubi ku je rritur, por Manchester United përfaqëson një sfidë të re për karrierën time. Kam luajtur kundër United në të kaluarën dhe e di sa skuadër e fortë është, mezi po pres që të zbres në fushë dhe të fitoj trofe.

Është e qartë se me trajnerin Erik ten Hag skuadra e United është rritur shumë, dhe pasi e takova edhe personalisht trajnerin, jam edhe më shumë entuziast për aventurën në Manchester”, u shpreh Mount.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...