Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

”Fjalët e Xavit më emocionuan, te Barcelona prej tij”, prezantohet mbrojtësi francez

Jules Kounde është përforcimi i radhës i Barcelonës, që fitoi rivalitetin me Chelsea për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas. 23-vjeçari debutoi vitin e kaluar me kombëtaren e Francës, teksa mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.

Drejtuesit e Barcelonës bindën homologët andaluzianë me një ofertë 50 milionë euro + 10 të tjera në formë bonuesh. Kounde firmosi një kontratë 5-vjeçare dhe zbuloi se ishte Xavi ai që e bindi të vijonte karrierën në “Camp Nou”.

Jam i emocionuar që ndodhem këtu dhe mund të luftoj në të gjitha kompeticionet për t’i fituar. Unë dua të fitoj trofe. Xavi ishte i rëndësishëm në vendimin tim për të zgjedhur Barcelonën.

Kam biseduar disa herë me të, fjalimi i tij më emocionoi. Ne e shikojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Shpresoj të jem protagonist në këtë klub“, deklaroi lojtari me origjinë nga Benini.

Kounde është përforcimi i pestë i Barcelonës, që ka siguruar edhe shërbimet e Robert Lewandowskit, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe brazilianit Raphinha.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...