Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Fjalët mbaruan”, kreu i futbollit polak i prerë: Nuk luajmë kundër Rusisë

Polonia do të sfidojë Rusinë në gjysmëfinalen e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022. Takimi mes dy kombëtareve lindore është përcaktuar të luhet më 24 mars në Moskë.

Suedi-Republika Çeke është gjysmëfinalja tjetër e grupit B, ndërsa fituesit e këtyre dy sfidave do të përballen në Moskë ose Chorzow më 29 mars për një biletë në Botëror.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë reagime të forta. Drejtuesit e tre Federatave dolën me një deklaratë të përbashkët dy ditë më parë, duke i kërkuar FIFA-s të mos zhvillohen në kryeqytetin rus këto ndeshje.

LEXO EDHE: Thirrja e përbashkët e Polonisë, Suedisë dhe Çekise: Nuk luajme në Rusi

Sot ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Federatës Polake të Futbollit (PZPN). Me anë të një postimi në Twitter, Cezary Kulesza shprehet i palëkundur në qëndrimin e tij për të mos luajtur kundër Rusisë.

Fjalët kanë mbaruar, koha të veprojmë. Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër kombëtares ruse.

Ky është i vetmi vendim i duhur. Jemi në bisedime me federatat e Suedisë dhe Republikës Çeke për të sjellë një qëndrim të përbashkët në FIFA”, theksoi kreu i futbollit polak.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...