Tenis

Fjalimi i Ramës prek italianët, trajneri i njohur ofrohet të stërvitë tenistë shqiptarë

Solidariteti i shfaqur nga Shqipëria ndaj Italisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në zonën e Lombardisë për të ndihmuar vendin fqinj në këtë periudhë të vështirë në luftimin e coronavirusit ka sjellë një dashuri të ndërsjellë mes dy vendeve, që duket se do të shtrihet dhe në botën e sportit.

Mbështetja mjekësore e Shqipërisë duket se po shërben si një forcim i miqësisë dhe në botën e sportit mes dy vendeve me Riccardo Piattin, një prej trajnerëve më legjendarë të sportit të tenisit botëror që ka shprehur gatishmërinë e tij që në të ardhmen të stërvitë personalisht të rinjtë shqiptarë në sportin e tenisit duke shpresuar që të nxjerrë kampionë të rinj ATP dhe nga një vend i vogël siç është Shqipëria.

Piatti, i cili ka stërvitur në të kaluarën dhe numrin 1 të botës Novak Djokovic, por dhe emra të tjerë të mëdhenj si Ivan Ljubicic, Richard Gasquet apo Milaos Raonic, ka shprehur dëshirën e tij që me rifillimin e sportit të pranojë në akademinë e tij dhe të rinj shqiptarë.

Vetë legjenda e tenisit italian është frymëzuar nga fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat i cilësoi si shumë të ndjera dhe shprehu gatishmërinë e tij që të kontaktojë personalisht me Federatën Shqiptare të Tenisit për të nisur një bashkëpunim të ri me Piatti Tennis Academy në përgatitjen e talenteve të rinj botërorë me origjinë nga Shqipëria.

Ideja e Piattit është mbështetur edhe nga tenisti nr. 384 i botës, Jannik Sinner, që është një produkt i akademisë së drejtuar nga Piatti dhe që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar trajnerin e tij në këtë nismë që do të bashkonte dhe më tepër dy vendet, por dhe sportin italian dhe atë shqiptar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency