FIFA ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike.
Një flamur në hartën e së cilit përfshihej edhe territori i Kosovës ishte varur në dhomën e zhveshjes para se Serbia të ndeshej me Brazilin këtë të enjte, që u mbyll me fitoren e amerikano-latinëve me rezultatin 2-0.
Ajo tregonte një hartë të Serbisë e cila përfshinte territorin e ish-krahinës së saj dhe ku shkruhet slogani “Jo dorëzim”.
Këto foto kanë qarkulluar në rrjetë, ndërsa flamuri ishte vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic.
