Besa Kavajës-Flamurtari mbyllën raundin e 17-të të Kategorisë së Parë, me vlonjatët që fituan me “poker”, ndonëse nga minuta e 62’ ishin me 10 lojtarë pasi Licaj mori karton të kuq.
Sfida vazhdoi me barazim pa gola, deri në minutën e 7’, kur Indio zhbllokoi sfidën duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në minutën e 36’ Merlim realizoi golin e dytë për Flamurtarin.
Në minutën e 54’ Indio realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën. Vendasit tentuan të reagojnë, duke realizuar në minutën e 58’ me Hoxhën.
Lexo edhe:
- Për herë të parë nga tetori, rekordi negativ i Barcelonës ndaj Almerias
- “Ula rrogën për Leaon”, Ibrahimovic: Gabon kush mendon se do të luaj vetëm 5 minuta
- Reja elozhe për Napolin: Është skuadra italiane më e mirë në histori, ecën edhe në Champions
- Fundjava e legjionarëve/ Asnjë gol e asist, Gjasula rikthimi i madh nga kuqezinjtë
Ndërsa Flamurtari nuk u ndal me aq, në minutën e 61’ Indio realizoi tripletë dhe njëkohësisht bëri “poker” për ekipin e tij.
Një minutë më pas Licaj mori karton të kuq dhe Flamurtari luajti pjesën e mbetur të ndeshjes me një lojtar më pak.
Pas këtij raundi Flamurtari ngjitet në vend të dytë me me 32 pikë, një më pak se Skënderbeu kryesues, teksa Besa Kavajës qëndron në vend të pestë me 24 pikë.
