Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari, Daja qëllon në shenjë me ndryshimet në formacion

Flamurtari është në kërkim të fytyrës së vërtetë. Vazhdimësia është ende një fjalë e panjohur, pasi kjo skuadër alternon paraqitje pozitive me performanca jo në nivelin e pretenduar, megjithatë fitorja ndaj Kastriotit i ka ndihmuar vlonjatët sidomos në aspektin psikologjik, pa anashkaluar edhe pikët që asnjëherë nuk bëjnë dëm.

Trajneri Ilir Daja është i drejtpërdrejtë dhe nuk e fsheh faktin që ende nuk ka arritur të kristalizojë një formacion ideal tek kuqezinjtë, pa diskutim i ndikuar edhe nga koha relativisht e shkurtër që i gjithë grupi stërvitet së bashku, megjithatë disa përgjigje i morri pas suksesit kundër krutanëve.

Alessio Hyseni ishte një ndër pikat më të forta në mesfushë, në golin e parë asisiti ishte i pavullnetshëm, por në rastin e golit të dytë të Torasës, veprimi i 21-vjeçarit ishte i denjë për sallonet e mëdha të futbollit europian.

Useini nuk ishte pjesë e listës së preferencave të teknikut deri përpara ndeshjes me Kastriotin, por shansin që i dha Daja, ish mesfushori i Shkëndijës së Tetovës e shfrytëzoi në maksimum. Idriz Batha duket se është ambientuar, sepse aktualisht po admirojmë të njëjtin futbollist që tek Partizani bënte diferencën.

Bushic është i domosdoshëm dhe nëse Torasa shënon dy gola në një ndeshje, ndoshta është shenjë e fatit për këtë Flamurtar, i cili mundësitë i ka reale për të shkuar larg. Formacionin ideal Daja ende nuk e ka gjetur, por nuk ka edhe shumë rrugë për të bërë drejt destinacionit të preferuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...