Barazim 1-1 në sfidën që mbylli javën e 8-të të Ipko Superligës së Kosovës mes Flamurtarit dhe Gjilanit. Në kryeqytet dy nga skuadrat surprizë të këtij fillim sezoni ndanë nga një pikë në një ndeshje të luftuar por deri diku të barabartë. Iu deshën vetëm 6 minuta Flamurtarit për të zhbllokuar shifrat dhe kuqezinjtë e bënë me këtë një supergol të sulmuesit të tyre kryesor Alban Shillova. Megjithatë miqtë nga Gjilani nuk u demoralizuan aspak dhe arritën të barazonin shifrat në minutën e 40-të me Trevin Ceaser i cili realizoi me kokë pas krosimit të Ansi Nikës. Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola me dy skuadrat që u kënaqën me barazimin. Pas javës së 8-të Flamurtari pozicionohet në vendin e 4 në kuotën e 15 pikëve ndërsa Gjilani një pozicion më poshtë me 3 pikë më pak.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...